Atleti Fatjon Konomi është shpallur fitues në kategorinë e meshkujve në Maratonën e Tiranës, pasi ka përfunduar i pari garën e plotë prej 42 kilometrash.
Edicioni i këtij viti ka mbledhur rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme, të cilët kanë garuar në pesë kategori.
Përveç maratonës së plotë prej 42 kilometrash, pjesëmarrësit kanë konkurruar edhe në gjysmëmaratonën prej 21 kilometrash, garën 10 kilometra, kategorinë e re prej 5 kilometrash, si dhe garën 3 kilometra “We Too”.

