Egli Tako mund të rikthehet në universin e Big Brother VIP, por jo më si banore. Këtë herë, emri i saj po lakohet për drejtimin e “Big Brother Fan Club”, emisionit që komenton zhvillimet dhe dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas burimeve ekskluzive të Prive By LS, Egli ndodhet në negociata për të marrë drejtimin e formatit dhe, siç raportohet, ka dhënë tashmë një përgjigje fillestare pozitive. Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende.
Emri i saj ishte përmendur edhe më herët si një nga kandidaturat e mundshme për moderimin e “Fan Club”, por këtë herë bisedimet duket se kanë avancuar dhe mundësia e rikthimit është më konkrete.
Një tjetër emër që ishte përfolur për këtë pozicion është Selin Bollati, e cila vetëm pak ditë më parë mohoi publikisht se do të ishte pjesë e emisionit.
Nëse negociatat përfundojnë me një marrëveshje, Egli do të kalojë nga roli i protagonistes në atë të moderatores së një prej formateve shoqëruese të Big Brother VIP. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë fytyra e re e “Fan Club”.

