• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

13:02 : 15/11/2026
në RAJONI

Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, Bashkimi Evropian e cilësoi marrëveshjen si një hap që i afronte të dyja vendet me Evropën.

Trembëdhjetë vjet më vonë, Asociacioni nuk është themeluar, Kosova vazhdon të presë përparim në integrimin evropian, ndërsa BE-ja këmbëngul në përmbushjen e këtij detyrimi.

Ndryshimi i pushtetit në Serbi ka rikthyer diskutimet për mundësinë e një qasjeje të re ndaj Asociacionit. Për Kosovën, megjithatë, shtrohet edhe një çështje tjetër: nëse mund të ndërmarrë hapa pa pritur Beogradin dhe t’i shfrytëzojë ata për të avancuar në proceset e integrimit ndërkombëtar.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e marra në kuadër të dialogut, pa vonesa të mëtejshme dhe pa parakushte, nëse duan të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

Lexo edhe:

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë

Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore

Kjo përfshin edhe sigurimin e “një niveli të përshtatshëm vetëmenaxhimi” për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Marrëveshjen Bazike të vitit 2023.

Kërkesa e BE-së e ka zanafillën te Marrëveshja e Brukselit e prillit 2013, kur Kosova dhe Serbia ranë dakord për krijimin e një mekanizmi bashkëpunimi mes komunave me shumicë serbe, me rol në zhvillimin ekonomik lokal, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

Catherine Ashton, atëherë shefe e diplomacisë evropiane dhe ndërmjetësuese e marrëveshjes, e përshkroi atë si një hap më afër Evropës për të dyja vendet.

Në Prishtinë, marrëveshja nxiti kundërshtime të forta nga Lëvizja Vetëvendosje. Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, atëherë në opozitë, paralajmëronte se Asociacioni mund të rrezikonte funksionimin e shtetit. Në një seancë parlamentare, ai shfaqi edhe një hartë të Kosovës pa veriun, për të ilustruar atë që e shihte si rrezik të ndarjes së vendit.

Kurti më vonë mori drejtimin e Qeverisë, por nuk ndryshoi qëndrimin në thelb.

Ai vazhdoi ta kundërshtonte krijimin e një mekanizmi njëetnik me kompetenca ekzekutive dhe ta kushtëzonte përparimin me veprime nga Serbia.

Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, la të kuptohej se Qeveria e Kosovës ishte më e gatshme për themelimin e Asociacionit.

Vetëvendosje e mohoi ndryshimin e qëndrimit, ndërsa Qeveria, në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, përsëriti kërkesat e saj ndaj Beogradit.

Ajo kërkon që Serbia ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 si garanci për zbatimin e saj, ta dorëzojë Millan Radoiçiqin, të akuzuar në Kosovë për sulmin e armatosur në Banjskë, dhe ta tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, përmes së cilës Beogradi shprehu rezerva ndaj disa detyrimeve të marrëveshjes.

Këto kushte vazhdojnë ta pengojnë përparimin, ndonëse vetë përmbajtja e Asociacionit dhe rrethanat në të cilat ai do të funksiononte kanë ndryshuar gjatë viteve.

Nga marrëveshjet te realiteti në terren

Në vitin 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan edhe për parimet e funksionimit të Asociacionit, përfshirë strukturën, kompetencat dhe financimin e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa prej tyre nuk ishin në përputhje me standardet kushtetuese dhe kërkoi harmonizimin e tyre. Vendimi nuk e përjashtoi themelimin e Asociacionit, por përcaktoi kufijtë brenda të cilëve ai mund të funksiononte.

Çështja u rikthye në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023, përmes formulimit për “një nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb”.

Po atë vit, partnerët evropianë paraqitën edhe një draftstatut, i cili nuk u zbatua.

Në mungesë të përparimit politik, autoritetet e Kosovës ndërmorën hapa për mbylljen e një vargu institucionesh të mbështetura nga Beogradi, përfshirë struktura administrative, financiare dhe qendra për punë sociale.

Arsimi dhe shëndetësia, megjithatë, vazhdojnë të funksionojnë kryesisht në kuadër të sistemit të Serbisë, duke e bërë integrimin e tyre një nga sfidat kryesore për institucionet e Kosovës.

Agon Maliqi, bashkëpunëtor jorezident i Këshillit Atlantik, vlerëson se Asociacioni mund të shërbejë pikërisht për këtë qëllim.

“Shëndetësia dhe arsimi vazhdojnë të operojnë në Kosovë me sistem të Serbisë. Asociacioni mund të jetë instrumenti që e zgjidh këtë anomali në shërbim të serbëve të Kosovës, por, në të njëjtën kohë, edhe Kosovës i ofron mundësi për t’i integruar këto shërbime brenda rendit të vet juridik”, thotë Maliqi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Integrimi i shkollave dhe spitaleve do të kërkonte zgjidhje edhe për financimin e tyre, statusin e punonjësve dhe vazhdimësinë e shërbimeve.

Millosh Pavkoviq, nga Qendra për Politika Evropiane në Beograd, paralajmëron se një proces i njëanshëm mund ta thellojë mosbesimin e komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni do të ishte mënyra më e përshtatshme për ta menaxhuar këtë proces.

“Nëse bëhet duke dërguar policinë në spitale dhe shkolla, do të shkaktonte kundërshtime nga komuniteti serb”, thotë ai për Exposenë.

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

Edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar që trajtimi i institucioneve dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe në konsultim me komunitetin serb.

Për këtë arsye, debati për Asociacionin nuk kufizohet më vetëm te kompetencat e tij.

Ai lidhet edhe me mënyrën se si Kosova mund t’i integrojë shërbimet që ende funksionojnë në sistemin e Serbisë, pa ndërprerë ofrimin e tyre për qytetarët.

Një proces i tillë do të kërkonte bashkëpunim mes Prishtinës dhe Beogradit, perspektivat e të cilit mbeten të paqarta edhe pas ndryshimit politik në Serbi.

Çfarë pritet nga pushteti i ri në Beograd?

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleaksandar Vuçiqit në Serbi, por fituesit ende nuk kanë treguar se çfarë qasjeje do të ndjekin ndaj Kosovës.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, përfaqësuesit e Listës Studentore thanë se për Asociacionin dhe çështjet e tjera të dialogut do të deklarohen vetëm pasi të formohet Qeveria e re dhe të shqyrtohen dokumentet dhe gjendja e deritanishme.

Robert English, profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, është skeptik se ndryshimi i pushtetit do të sjellë përparim të shpejtë.

Ai kujton se përfaqësues të lëvizjes studentore kanë mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Kosovës edhe kur kundërshtonin Vuçiqin, duke e akuzuar atë se nuk i kishte mbrojtur mjaftueshëm interesat e serbëve.

“Kemi parë se të njëjtët studentë që kanë udhëhequr lëvizjen demokratike, kanë mbajtur qëndrime të ashpra për çështjet që lidhen me Kosovën edhe para zgjedhjeve – në disa raste madje më të ashpra se presidenti i deritashëm, Aleksandar Vuçiq”, thotë English për Exposenë.

Sipas tij, Qeveria e re do të ketë përparësi të tjera, ndërsa përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën mund të kërkojë vite dhe të varet nga zhvillimet demokratike dhe orientimi ndërkombëtar i Serbisë.

Pavkoviq sheh më shumë mundësi për përparim, nëse Qeveria e ardhshme e Serbisë synon të përshpejtojë integrimin evropian.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë e Kapitullit 35 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, ndërsa fondet evropiane mund të shërbejnë si nxitje shtesë.

“Ka shumë fonde të bllokuara në kuadër të Planit të Rritjes dhe Reformave, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Këto fonde mund të shërbejnë si një nxitje e fortë për të dyja palët që të angazhohen në mënyrë më konstruktive në dialog”, thotë Pavkoviq.

Nëse Qeveria e re serbe do ta shfrytëzojë këtë mundësi, mbetet të shihet.

Për Kosovën, ndërkaq, pritja e një ndryshimi në Beograd mund të nënkuptojë edhe shtyrje të mëtejshme të detyrimeve të saj.

A mund të veprojë Kosova pa pritur Serbinë?

Maliqi vlerëson se Kosova ka hapësirë për të ndërmarrë hapa në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, por se kundërshtimi i gjatë politik ndaj Asociacionit ia ka vështirësuar këtë mundësi.

“Kjo është bërë tashmë një temë tabu në politikën e Kosovës, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Asociacionit nga Albin Kurti sa ishte në opozitë. Në këtë mënyrë, Kosova ia ka kufizuar vetes hapësirën e manovrimit, duke e shndërruar Asociacionin, sipas meje, në një gogol më të madh sesa është në të vërtetë”, thotë ai.

Sipas Maliqit, një mënyrë për të ndryshuar këtë qasje do të ishte që Kosova t’i lidhte hapat drejt themelimit të Asociacionit me përparimin në integrimin ndërkombëtar, përmes një marrëveshjeje me aleatët perëndimorë.

“Tashmë është folur, për shembull, për mundësinë që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit në BE me ndonjë hap rreth Asociacionit, por edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Që Kosova dhe Perëndimi të ecin në një drejtim vetë, pa pritur shumë angazhim prej Qeverisë së re në Beograd”, thotë ai.

Kjo mundësi lidhet me dy procese në të cilat Kosova nuk ka shënuar përparimin e synuar.

Ajo aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.

Edhe përpjekja për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës ngeci në vitin 2024, pasi disa vende anëtare kërkuan hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit.

Në të dyja rastet, përparimi varet nga vendimet e partnerëve evropianë dhe nuk mund të garantohet vetëm përmes veprimeve të Kosovës.

E, në një kohë kur krizat dhe sfidat e sigurisë po marrin pjesën më të madhe të vëmendjes evropiane, për Kosovën bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të gjejë mënyra për ta mbajtur çështjen e integrimit të saj në agjendën e Brukselit./ REL

Etiketa: Evropekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë

17:25 : 13/11/2026
BOTA

Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore

10:26 : 13/11/2026
RAJONI

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

08:20 : 13/11/2026
RAJONI

9 anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë

22:42 : 12/11/2026
BOTA

Putin pranon përfshirjen e Europës në negociata për paqen në Ukrainë

21:16 : 12/11/2026
RAJONI

Kosovë/ Ligji për Specialen nesër në Kuvend, BE: Respektoni detyrimet ndërkombëtare

20:27 : 12/11/2026

TË GJITHA

REL: “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

13:02 : 15/11/2026

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:41 : 15/11/2026

Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve intensive/ Hapet për qarkullim rruga Theth-Ndërlysaj

12:27 : 15/11/2026

VIDEO/ Kamerat kurth zbulojnë 7 specie të faunës së egër në Shebenik

12:04 : 15/11/2026

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

11:51 : 15/11/2026

Takim brezash në Traisen të Austrisë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

11:41 : 15/11/2026

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI

11:38 : 15/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com