Shqipëria gjen kampionin e Europës në shah, Mateu Boçi rrëmben medaljen e artë në moshën 16-vjeçare Aryna Sabalenka kërkoi ndjesë për shfryrjen e saj në fushë pas humbjes ndaj rivales ukrainase Elina Svitolina gjatë turneut WTA Finals në Indian Wells.
Në disa video që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ish numri 1 i botës shfaqet totalisht e nervozuar duke u shprehur ashpër.
Audio e videos nuk është e qartë, por sipas interpretimit nga leximi i buzëve rezulton se Sabalenka kishte përdorur fraza fyese shumë të rënda që sipas komentatorëve i ishin drejtuar Svitolinës ose në përgjithësi ukrainasve.
Gjithsesi, Sabalenka të shtunën sqaroi se kishte humbur qetësinë për shkak të sjelljes së disa tifozëve gjatë ndeshjes që u mbyll 3-6; 6-3 dhe 1-6 që vulosi eliminimin e tenistes bjelloruse fituese e 4 titujve Grand Slam në karrierë.
‘Dua të sqaroj një episod në lidhje me ndeshjen time të fundit që po qarkullon në internet-shkruan Sabalenka në një postim në Instagram-komenti im nuk ishte për Elinën. Isha e frustruar për shkak të një grupi të vogël tifozësh që gëzonin në mënyrë agresive për çdo gabim timin dhe reagova në mënyrë impulsive. Thënë këtë, duhet ta kisha menaxhuar frustrimin tim në një mënyrë krejt tjetër dhe iu kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer. Elina luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe i uroj më të mirën në vijim të turneut’.
Ndërkaq, vetë Svitolina që nuk shtrëngoi dorën me rivalen e saj siç ndodh shpesh kur vihen përbëllë sportistë ukrainas me rusë apo bjellorusë, në përfundim të ndeshjes nuk foli aspak për një sjellje fyese nga ana e rivales së saj.
Top Channel