• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: A po zgjeron Kina praninë ushtarake në Azinë Juglindore?

13:25 : 15/11/2026
në BOTA

Është e rëndësishme të ruhen marrëdhënie të mira me fqinjët. Në fillim të nëntorit, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ftoi homologët e tij nga Laosi, Kamboxhia, Vietnami, Tajlanda dhe Mianmari në Pekin. Gjashtë vendet ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe sigurisë.

Kjo nismë ilustron ndikimin në rritje të Kinës në kontinentin e Azisë Juglindore. Nuk bëhet fjalë vetëm për tregti dhe infrastrukturë, por gjithnjë e më shumë edhe për bashkëpunim ushtarak.

Kështu, në fund të shtatorit, Kina dhe Laosi inauguruan një ‘qendër të përbashkët mbështetëse dhe trajnimi’ ushtarak në veri të kryeqytetit, Vientiane.

Fillimisht, kjo qendër ka për qëllim të trajnojë pilotë për Forcat Ajrore të Laosit. “Megjithatë, mbetet për t’u parë se si Kina me këtë po ndryshon opsionet e saj të aksesit ushtarak në Azinë Juglindore,” shpjegon Marco Bünte, politolog dhe profesor në Universitetin Friedrich-Alexander (FAU) në Erlangen-Nuremberg.

Lexo edhe:

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

Aksidentohet helikopteri ushtarak, katër të vdekur

Ndërvarësia ekonomike, ndikimi politik

Kina ka forcuar ndjeshëm ndikimin e saj ekonomik në rajon në vitet e fundit. Linja hekurudhore Kinë-Laos dhe projektet e tjera infrastrukturore po e afrojnë Laosin me fqinjin e tij verior. Në të njëjtën kohë, Laosi ka borxhe të mëdha dhe varet nga financimet nga Pekini.

Laosi dhe Kamboxhia kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë ushtarakë të Kinës, thekson Bünte. Kjo strukturë e re në Laos mund të përfaqësojë, për rrjedhojë, një hap tjetër drejt thellimit të bashkëpunimit strategjik me Pekinin.

Një analizë e gazetës online me bazë në Hong Kong, ‘Asia Times’, i konsideron objektet kineze në Laos dhe Kamboxhia si komponentë të mundshëm të një aleance ushtarake.

Politologu Bünte gjithashtu beson se implikimet strategjike janë të rëndësishme. “Nëse zhvillimet e përshkruara rezultojnë të sakta, Kina do të fitonte thellësi strategjike në Azinë Juglindore kontinentale,” thotë ai në një intervistë për DW. “Kina do të përfitonte kështu nga përmirësimi i aksesit ushtarak në Detin e Kinës së Jugut.

Nuk është vërtetuar deri sot ndonjë e drejtë e garantuar e qasjes për Kinën në infrastrukturën ushtarake në këto vende. Johann Fuhrmann, drejtor i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Pekin, bën një dallim midis trajnimit të pilotëve laotianë dhe çdo përdorimi të mundshëm të ardhshëm nga forcat e armatosura kineze. “Kina fiton ndikim kur është e përfshirë, për shumë vite, në hartimin e programeve të trajnimit dhe në funksionimin e objekteve të tilla,” shpjegon zoti Fuhrmann për DW.

Fotografia, e publikuar nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, tregon pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore më 30 korrik 2017, para fillimit të një parade ushtarake për të shënuar 90-vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Bazën e Trajnimit Zhurihe, 400 kilometra në veriperëndim të Pekinit. (arkiv) shihen ushtare e tanke te rreshtuaraFotografia, e publikuar nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, tregon pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore më 30 korrik 2017, para fillimit të një parade ushtarake për të shënuar 90-vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Bazën e Trajnimit Zhurihe, 400 kilometra në veriperëndim të Pekinit. (arkiv) shihen ushtare e tanke te rreshtuara

Të drejta përdorimi në vend të bazave tradicionale ushtarake

Pozicioni ushtarak i Kinës nuk duhet mbivlerësuar, thekson Bünte. “Kina po zgjeron kapacitetet operative ushtarake këtu. Nuk do ta quaja epërsi ushtarake, pasi Kina ende nuk e ka arritur atë.”

Në analizën e saj, Asia Times e përshkruan këtë qasje si një zgjerim gradual të aksesit ushtarak: qendrat e përbashkëta të trajnimit, bashkëpunimi logjistik dhe të drejtat e përdorimit afatshkurtër mund të çojnë kështu në krijimin e një baze të madhe, të okupuar në mënyrë të përhershme. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Kina po ndjek vërtet një model të tillë dhe nëse kjo do të rezultojë në krijimin e një strukture koherente në rajon.

Baza detare Ream në Kamboxha është një shembull i tillë. Kina ka zgjeruar këtë vendndodhje, e cila ndodhet në Gjirin e Tajlandës, dhe e përdor atë për qëllime logjistike dhe stërvitore. Anijet japoneze dhe vietnameze me të vërtetë kanë ndaluar në këtë port, por ato janë ankoruar në një mol më në jug. Ende nuk është e qartë nëse flotat e tjera mund të përdorin të njëjtat objekte nën të njëjtat kushte si Kina.

Edhe në Laos, Kina përuroi  në fund të shtatorit një qendër logjistike dhe trajnimi në fushën ajrore ushtarake Ban Keun, në veri të kryeqytetit Vientiane. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës në Pekin, kjo qendër ka për qëllim të trajnojë pilotët luftarakë laotianë.

Megjithatë, përveç avionëve transportues ushtarakë dhe helikopterëve, Forcat Ajrore Laotiane kanë vetëm tre avionë luftarakë të lehtë nga seria ruse Yakovlev. Sipas shërbimit britanik të lajmeve FlightGlobal, katër avionë të tjerë kinezë K-8 për trajnim raportohet se janë në shërbim. Megjithatë, imazhet satelitore të analizuara nga Reuters në fillim të tetorit tregojnë tetë avionë K-8 në këtë vend. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që avionët ushtarakë kinezë janë stacionuar aty në mënyrë të përhershme. Fuhrmann beson se është e parakohshme të nxirren përfundime të nxituara.

“Prandaj, ideja e një korridori ajror kinez është më shumë një skenar futuristik sesa një realitet i provuar.” Pista e fluturimit Ban Keun është vetëm 2000 metra e gjatë, gjë që është shumë e shkurtër për të akomoduar bombarduesit e mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, të cilët zakonisht kërkojnë 3000 metra.

Sipas Fuhrmann, pyetja kryesore është se çfarë të drejtash do t’i jepen Kinës. “A do t’i duhet Kinës të marrë miratimin e qeverisë përkatëse për çdo përdorim të ri? Apo ekzistojnë angazhime afatgjata në të cilat të dyja palët mund të referohen, edhe në rast të një krize?”

Vendet fqinje i mbajnë të gjitha opsionet të hapura

Shtetet e Azisë Juglindore po reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ndikimit në rritje të Kinës në Laos, Kamboxha dhe Mianmar. Këto vende konsiderohen si partnerë të ngushtë të Pekinit. Të tjerë dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën, pa hequr dorë megjithatë  nga lidhjet me Shtetet e Bashkuara. Bünte e përshkruan këtë qëndrim si pragmatik.

“Në përgjithësi, shtetet shpesh ndjekin një qasje shumë pragmatike. Ato përpiqen të mbajnë sa më shumë opsione të hapura që të jetë e mundur.”

Vietnami dhe Filipinet po monitorojnë zhvillimet me vëmendje të veçantë. Të dyja janë të përfshira në mosmarrëveshje territoriale me Kinën në Detin e Kinës së Jugut. Vietnami gjithashtu ka lidhje të ngushta historike me Laosin dhe ka trajnuar ushtrinë laotiane. Sot, Hanoi e sheh me shqetësim ndikimin në rritje të Pekinit në këtë vend fqinj.

Në fillim të nëntorit, qeveria vietnameze deklaroi se bashkëpunimi ushtarak duhet t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit. Ajo bëri një referencë të qartë për Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në Azinë Juglindore, i njohur si ‘Traktati i ASEAN-it’. Kina nuk është anëtare e ASEAN-it. Në fund të shtatorit, Ministria e Mbrojtjes në Pekin deklaroi se aktivitetet e saj nuk ishin të drejtuara kundër palëve të treta.

Bünte ende nuk sheh ndonjë integrim të plotë ushtarak. “Këto janë ende masa të izoluara, si forçimi i bashkëpunimit me Laosin dhe ushtrimet e përbashkëta. Do të na duhet të presim dhe të shohim në vitet në vijim nëse kjo do të çojë në një aleancë ushtarake më të gjerë.”

Çfarë do të thotë kjo për Perëndimin?

Shumë vende në Azinë Juglindore nuk duan të heqin dorë nga marrëdhëniet e tyre ekonomike me Kinën, as nuk duan të braktisin lidhjet e tyre të sigurisë me Perëndimin. Megjithatë, mbetet fakti se Kina, përmes angazhimit të saj në rajon, ofron një opsion shtesë për partneritetet ekzistuese me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Pekini dëshiron të eksplorojë të gjitha mundësitë e tij.

Fuhrmann rekomandon që Perëndimi të forcojë autonominë e vendeve në rajon dhe t’i marrë seriozisht interesat e tyre. “Në fund të fundit, vetëm mbështetja konkrete nga ana jonë mund të krijojë një kundërpeshë, jo paralajmërimet ose ligjëratat nga Europa.”/ DW

Etiketa: azia juglindorekineushtri

Lajme të lidhura

BOTA

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

13:02 : 13/11/2026
BOTA

Aksidentohet helikopteri ushtarak, katër të vdekur

18:34 : 12/11/2026
RAJONI

A i ndryshon humbja e Vuçiçit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën?

18:42 : 05/11/2026
BOTA

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

13:37 : 30/10/2026
BOTA

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga janari 2024

20:40 : 22/10/2026
AKTUALITET

Çadrat misterioze te Kryeministria, çfarë po përgatitet në kulmin e protestave?

18:01 : 19/10/2026

TË GJITHA

DW: A po zgjeron Kina praninë ushtarake në Azinë Juglindore?

13:25 : 15/11/2026

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:11 : 15/11/2026

REL: “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

13:02 : 15/11/2026

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:41 : 15/11/2026

Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve intensive/ Hapet për qarkullim rruga Theth-Ndërlysaj

12:27 : 15/11/2026

VIDEO/ Kamerat kurth zbulojnë 7 specie të faunës së egër në Shebenik

12:04 : 15/11/2026

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

11:51 : 15/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com