Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja

13:11, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë më shumë pushtet për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit, pasi Parlamenti i vendit aprovoi me shumicë dërrmuese ndryshimin e legjislacionit.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, që promovoi draftin, e ka quajtur atë reformën e shekullit, duke e konsideruar një domosdoshmëri përballë rritjes së kërcënimeve nga fuqitë e huaja.

Ligji u jep kompetenca të reja dy agjencive të spiunazhit, asaj për jashtë BND dhe asaj të brendshme BfV, ose Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në Bundestag, 309 ligjvënës votuan pro ligjit të ri, ndërsa 190 votuan kundër dhe 71 të tjerë abstenuan.

Për motive historike, shërbimet sekrete gjermane kanë qenë kryesisht të fokusuara në mbledhjen e informacionit se sa në ekzekutimin e tij.

Në të ardhmen, agjentët gjermanë të shërbimit BND do të mund të kryejnë operacione të fshehta jashtë vendit, përfshirë akte sabotimi.

Kjo përfshin paralizimi i serverëve për grupet e hakerave të mbështetur nga shtetet armike, shkatërrimin e rrjeteve të informacionit, si dhe pengimin e zinxhirëve të furnizimeve me armë.

Ndërsa agjentët për shërbimet e brendshme, BfV, nuk do të kufizohen më tek mbledhja e informacionit, por, për herë të parë do të mund të ndërmarrin veprime mbrojtëse ndaj pronave, apo sistemeve elektronike, në rast se konstatohen kërcënime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco