“A je mirë atje? Rrëqeth Primo Shllaku, rrëfen betejën e bashkëshortes së ndjerë me sëmundjen e Alzheimer-it Këngëtari britanik James Blunt është rikthyer në krye të klasifikimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, pas një mungese prej 19 vitesh.
Albumi i tij më i ri, “Airplane Mode”, ka debutuar në vendin e parë të renditjes britanike, sipas të dhënave të publikuara nga Official Charts Company.
Albumi përmban 12 këngë dhe është projekti i tetë solo i artistit 52-vjeçar. Ai u publikua të premten, më 13 nëntor, në një periudhë kur Blunt kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike për shkak të pjesëmarrjes në reality show-n e BBC-së, “The Celebrity Traitors”.
Këngëtari arriti deri në treshen e finalistëve të spektaklit, përpara se të eliminohej nga dy pjesëmarrësit e tjerë, Sebastian “Bass” Croft dhe Romesh Ranganathan. Blunt ka pranuar se një nga arsyet kryesore që e shtynë të merrte pjesë në këtë format televiziv ishte promovimi i muzikës së tij të re, më shumë sesa fitorja e lojës.
James Blunt Flies to His Third U.K. No. 1 Album With ‘Airplane Mode’ https://t.co/RYUof4MFv6
— billboard charts (@billboardcharts) November 13, 2026
Rikthimi në krye të klasifikimeve u shoqërua edhe me një fushatë publicitare me nota humori. Artisti kishte premtuar se, nëse albumi do të arrinte vendin e parë, do të ndryshonte zyrtarisht emrin në “Ryan Air”, në një referencë humoristike ndaj kompanisë ajrore Ryanair.
Herën e fundit që James Blunt kishte kryesuar klasifikimin britanik me një album ishte në vitin 2007, me “All The Lost Souls”. Para këtij suksesi, këngëtari kishte arritur famë ndërkombëtare me albumin “Back To Bedlam”, të publikuar në vitin 2005, i cili qëndroi në vendin e parë të klasifikimit për dhjetë javë.
Pas shpalljes së suksesit të albumit të ri, Blunt falënderoi fansat për mbështetjen, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë blerë, shkarkuar apo dëgjuar projektin e tij muzikor.
Top Channel