Tre muaj pas vdekjes së policit Altin Kryeziu, familjarët shprehin dhimbjen për mungesën e tij

Tre muaj pas humbjes së Altin Kryeziut, zyrtarit policor që u godit nga një veturë teksa ishte në detyrë në Malishevë, familja vazhdon ta përjetojë rëndë mungesën e tij.

Aulonë Kryeziu ka publikuar në rrjetet sociale një dedikim për vëllain e saj. “Koha ecën, por zemra ime ka mbetur aty ku të humba. Mungesa jote është një dhimbje që nuk njeh shërim, e malli për ty do të jetojë në çdo rrahje të zemrës sime”, ka shkruar ajo.

Të lidhura

None found

Aulona shprehet se ende nuk është mësuar të jetojë pa të dhe se dhimbja e kësaj humbjeje mbetet e vështirë për t’u përballuar. Dedikimin e mbyll me fjalët: “Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem”.

Altin Kryeziu shërbente në Stacionin Policor në Malishevë. Më 16 gusht, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në rrugën “Ibrahim Mazreku”, ai u godit nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë më 23 gusht.

Familjarët e Altinit kanë kërkuar drejtësi dhe transparencë për rastin. Më 13 nëntor, Valon Kryeziu, një familjar i tij, u bëri thirrje Kryeprokurorit të Shtetit dhe mediave ta ndiqnin nga afër procesin gjyqësor, në mënyrë që të shqyrtoheshin të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Varrimi i Altin Kryeziut u bë më 24 gusht, me nderime shtetërore, në fshatin Bubavec të Malishevës.


Shtuar më 15.11.2026 13:44

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet