Maratona e Tiranës shënoi këtë vit edicionin e saj të 10-të, me pjesëmarrjen e mijëra garuesve në kategori të ndryshme. Risia e këtij edicioni ishte edhe përfshirja e garës 5 kilometra, duke krijuar mundësi për një pjesëmarrje edhe më të gjerë. Vëmendje të veçantë mori pjesëmarrja e grupit “Ëee To”, të përbërë nga persona me aftësi të kufizuara, të cilët dëshmuan se sporti nuk njeh barriera dhe se vullneti për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive shkon përtej kufizimeve fizike.