• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Paradoksi i Lidl/ 100 mln euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

13:59 : 15/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më 12 nëntor, në Kiseljak, një qytezë e qetë pranë Sarajevës, drejtuesit e Lidl-it — gjigantit gjerman të shitjes me pakicë me çmime të ulëta — prenë shiritin e një qendre të re logjistike me vlerë 100 milionë euro.

Kompleksi me sipërfaqe 64 mijë metra katrorë, i pajisur me më shumë se 100 rampa ngarkimi, punëson tashmë 400 vetë. Kur rrjeti i dyqaneve të hapet vitin e ardhshëm, Lidl parashikon të punësojë deri në 2 mijë punonjës dhe të mbushë një të katërtën e rafteve me prodhime vendase.

Për Bosnjë-Hercegovinën, një shtet i njohur më së shumti për ngërçet e tij kushtetuese sesa për efikasitetin administrativ, ky ishte një demonstrim i rrallë i shpejtësisë komerciale. Rreth 300 kilometra më në jug, në Shqipëri, e njëjta kompani mbetet e mbërthyer në fazën e planeve në letër.

Në prill të vitit 2025, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) i qeverisë shqiptare, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e shpalli me bujë Lidl-in “investitor strategjik”. Kjo etiketë e lakmuar vinte me premtimin e një investimi prej 105 milionë eurosh dhe 2,500 vende pune. Në këmbim, qeveria shqiptare i fali zinxhirit gjerman 20 hektarë tokë shtetërore në Porto Romano, brenda ambientit ku do të ndërtohet porti i ri i Durrësit. Megjithatë, nëntëmbëdhjetë muaj më pas, në zonën e caktuar nuk është hedhur ende asnjë lopatë.

Lexo edhe:

Mbledhja e PS/ Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake

I “rrëmbeu” ujin Mezhgoranit/ KLSH gjen “mal” me shkelje tek resorti i Hakos. Tërmet Peçi mbylli sytë

Kjo mospërputhje nxjerr në pah një paradoks të zakonshëm në ekonomitë në zhvillim të Europës Juglindore: vendet që flasin më shumë për tërheqjen e kapitalit të huaj shpesh pengohen nga vetë arkitektura e tyre institucionale.

Në pamje të parë, qasja e Shqipërisë duket më mikpritëse. Ligji i saj për investimet strategjike u justifikua pikërisht për t’i prerë rrugën burokracisë, duke u ofruar investitorëve të mëdhenj procedurat e përshpejtuara të agjencisë shtetërore AIDA dhe akses në pasuritë publike. Por një lexim i vëmendshëm i vendimit të KIS-it zbulon arsyen e ngërçit.

Toka prej 20 hektarësh iu premtua Lidl-it vetëm “në parim”. Dorëzimi i saj real, përmes një kontrate qiraje afatgjatë nga Autoriteti Portual Durrës, u kushtëzua me përfundimin e procesit të shpronësimeve dhe zbatimin e masterplanit për Portin e Ri Tregtar të Integruar në Porto Romano — një megaprojekt infrastrukturor shtetëror që vetë ende nuk ka marrë formë.

Me fjalë të tjera, Tirana i ofroi gjigantit gjerman një “korsi të shpejtë” administrative, por e vendosi atë mbi një urë ende të pandërtuar.

Përvoja e Bosnjës sugjeron një mësim më pragmatik. Lidl-i nuk priti që shteti boshnjak të shpikte skema të posaçme ligjore, të zgjidhte nyje pronësore në portet shtetërore apo t’i jepte tokën falas; ai veproi përmes kanaleve standarde të tregut, bleu tokën, ndërtoi magazinat dhe tani po përgatitet të sfidojë duopolin vendas të Bingo-s dhe Konzum-it.

Për konsumatorët shqiptarë, kjo vonesë nuk është thjesht një kuriozitet burokratik. Hyrja e një lojtari të kalibrit të Schëarz Group (kompania mëmë e Lidl) zakonisht sjell ulje të çmimeve të ushqimeve, formalizim të zinxhirit të furnizimit dhe një kanal të ri eksporti për prodhuesit vendas bujqësorë.

Sa kohë që qendra logjistike e Durrësit mbetet një aneks në vendimet e qeverisë, konkurrenca e vërtetë në raftet e supermarketeve shqiptare do të vazhdojë të presë. Në Ballkan, siç po tregon Lidl-i, lehtësimi më i mirë që një qeveri mund t’u bëjë investitorëve nuk është statusi “strategjik”, por thjesht prona e qartë dhe rrugët e shtruara./kapitali.al

Etiketa: Edi Ramainvestitor strategjikLidlporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbledhja e PS/ Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake

11:23 : 15/11/2026
AKTUALITET

I “rrëmbeu” ujin Mezhgoranit/ KLSH gjen “mal” me shkelje tek resorti i Hakos. Tërmet Peçi mbylli sytë

10:32 : 15/11/2026
AKTUALITET

Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët

09:07 : 15/11/2026
AKTUALITET

Të dëgjojmë zërin e njerëzve! Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

08:51 : 15/11/2026
AKTUALITET

Koçeku: Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?

22:38 : 14/11/2026
AKTUALITET

Spiropali doli nga loja, Balluku “bën paqe” me Ramën: Jemi familje e madhe

21:06 : 14/11/2026

TË GJITHA

Paradoksi i Lidl/ 100 mln euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

13:59 : 15/11/2026

15 nëntori sjell kthesë pozitive për këto 3 shenja të horoskopit

13:39 : 15/11/2026

DW: A po zgjeron Kina praninë ushtarake në Azinë Juglindore?

13:25 : 15/11/2026

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:11 : 15/11/2026

REL: “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

13:02 : 15/11/2026

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:41 : 15/11/2026

Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve intensive/ Hapet për qarkullim rruga Theth-Ndërlysaj

12:27 : 15/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com