Lajme të zymta vinë nga Budapesti. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë pa Ernest Muçin. Fantazisti nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi i pësuar në sfidën ndaj Finlandës, ku realizoi edhe një gol spektakolar.
Futbollisti nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në prag të ndeshjes dhe trajneri Rolando Maran ka vendosur ta lërë jashtë grumbullimit. Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë, që humbasin një prej lojtarëve me më shumë kreativitet në repartin ofensiv
Ernest Muçi i bashkohet kështu Ylber Ramadanit, i cili mungon për shkak pezullimi, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Jashtë listës për këtë takim është edhe Klevi Qefalija, ndërsa Samuele Sina është larguar nga grumbullimi i ekipit A për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21.
Bjellorusi-Shqipëri luhet këtë të diel, në orën 18:00, në Budapest. Kuqezinjtë synojnë të marrin një rezultat pozitiv për të siguruar vendin e parë në grupin C1 të Nations League.
