Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumin Devoll Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë të tjerë, pas një incidenti të ndodhur në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit.
Albi Dema dhe Edison Likaj, janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen se kanë tentuar të bllokojnë eskortën e kryeministrit Edi Rama në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit.
Ngjarja ndodhi më 14 nëntor, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, ku protestuesit kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Përveç dy të arrestuarve, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe nëntë persona të tjerë, të cilët akuzohen për ‘Prishje të qetësisë publike’, mes tyre edhe 5 vajza.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Gjithashtu, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, si dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel