Biden: Kam besim të kufizuar te Netanyahu
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar se kishte besim të kufizuar te kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021.
Sipas The Wall Street Journal, Biden reflekton mbi periudhën e tij në Shtëpinë e Bardhë në librin e ri me titull “Premto Me, America”, ku trajton disa prej vendimeve dhe sfidave kryesore të presidencës së tij.
Në libër, ish-presidenti amerikan mbron tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani, duke theksuar se beson se ishte vendimi i duhur. Ai shtoi se do të merrte të njëjtin vendim nëse do të gjendej sërish përballë rrethanave të ngjashme.
Biden bëri të ditur se Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, kishin shprehur shqetësime për pasojat që mund të sillte tërheqja e trupave.
Megjithatë, sipas tij, ishte siguruar se qeveria afgane do të ishte në gjendje të qëndronte në pushtet për të paktën gjashtë muaj pas largimit të forcave amerikane. Në realitet, qeveria u shemb brenda vetëm pak ditësh, ndërsa talebanët morën kontrollin e vendit.
Tërheqja amerikane u realizua në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në shkurt të vitit 2020 mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, gjatë mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në kujtimet e tij, Biden ndalet gjithashtu te marrëdhëniet me Benjamin Netanyahun, duke pranuar se gjatë presidencës së tij kishte pasur një nivel të kufizuar besimi ndaj kryeministrit izraelit.
Flavio Bolsonaro kërkon qëndrim të përhershëm në SHBA
Përplasen dy avionë në aeroportin e Miamit, dy persona të plagosur
Sanksionet ndaj Rusisë, forcat e armatosura evropiane bastisin anijen e flotës-hije
- 14:19 Flavio Bolsonaro kërkon qëndrim të përhershëm në SHBA
- 14:10 Përplasen dy avionë në aeroportin e Miamit, dy persona të plagosur
- 13:28 Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale
- 13:27 Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë
- 13:25 Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës
- 13:23 Sanksionet ndaj Rusisë, forcat e armatosura evropiane bastisin anijen e flotës-hije