Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Anija ruse lundronte me flamur të rremë, BE-ja ndërhyn në Mesdhe: Kallas paralajmëron Moskën

    Plagët që nuk duken: 6 mekanizma mbrojtës që zhvillojnë fëmijët e prindërve emocionalisht të papjekur

    Majko kërkoi largimin e socialistëve që shfaqen në videot intime, Rama i përgjigjet me fotot nudo të 2008-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Anija ruse lundronte me flamur të rremë, BE-ja ndërhyn në Mesdhe: Kallas paralajmëron Moskën
    Botë

    Anija ruse lundronte me flamur të rremë, BE-ja ndërhyn në Mesdhe: Kallas paralajmëron Moskën

    November 15, 2026

    Forcat evropiane kanë kontrolluar një anije cisternë që dyshohet se përdoret nga Rusia për të anashkaluar sanksionet perëndimore ndaj eksporteve të naftës. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, konfirmoi se anija lundronte me flamur të rremë dhe paralajmëroi masa të reja ndaj Moskës.

    Forcat e Bashkimit Evropian kanë ndërhyrë në Mesdhe, ku kanë kryer një kontroll në bordin e anijes cisternë “MV Midag”, e dyshuar si pjesë e flotës sekrete që Rusia përdor për të shmangur kufizimet perëndimore mbi eksportin e naftës.

    Operacioni u zhvillua të premten nga forcat detare të misionit të BE-së “Irini”. Konfirmimi për rezultatin e kontrollit erdhi këtë të diel nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila bëri të ditur se u verifikua përdorimi i një flamuri të rremë nga anija.

    Kallas publikoi edhe fotografi nga ndërhyrja, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vijojë përpjekjet për të penguar aktivitetin e kësaj flote, si në det, ashtu edhe përmes kanaleve diplomatike.

    “BE-ja do të vazhdojë të pengojë aktivitetin e flotës së fshehtë ruse në det dhe përmes mjeteve diplomatike”, shkroi ajo.

    Krahas operacionit, Kallas njoftoi se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së pritet të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Masat e parashikuara do të prekin bankat, blerësit dhe kompanitë që ndihmojnë në funksionimin e flotës sekrete.

    Si funksionon flota sekrete ruse?

    Për të transportuar naftën dhe për të shmangur kufizimet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj sektorit të saj energjetik, Rusia mbështetet te një rrjet i gjerë anijesh cisternë. Këto mjete lundrimi përdorin skema të ndërlikuara pronësie, regjistrohen nën flamuj të shteteve të tjera dhe aplikojnë metoda të ndryshme për të fshehur origjinën e ngarkesave që transportojnë.

    Kontrolli i “MV Midag” është një tjetër ndërhyrje e këtij lloji nga autoritetet evropiane. Në gusht, forcat e BE-së kishin kontrolluar edhe anijen cisternë “MV Sun” për të verifikuar flamurin nën të cilin lundronte. Po gjatë atij muaji, ndërhyrje ishte kryer edhe ndaj anijes “MV Toa Payoh”.

    Operacioni detar “Irini” u krijua në mars të vitit 2020, fillimisht me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të embargos së Kombeve të Bashkuara për furnizimin me armë të Libisë, gjatë luftës së dytë civile në vend.

    Mandati i tij përfshinte gjithashtu luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, mbledhjen e informacioneve për kontrabandën e naftës, pengimin e trafikimit të emigrantëve, si dhe trajnimin e institucioneve libiane përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Në tetor, mandati i misionit u zgjat deri më 31 mars 2029. Krahas detyrave ekzistuese, atij iu shtua edhe mbrojtja e interesave të Bashkimit Evropian në Mesdhe dhe kufizimi i aktivitetit të flotës së fshehtë ruse.

    Sipas BE-së, Mesdheu është shndërruar në një pikë strategjike për kalimin dhe transferimin e ngarkesave nga anijet që Rusia përdor për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

    anije flamur Mesdhe moske
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Anija ruse lundronte me flamur të rremë, BE-ja ndërhyn në Mesdhe: Kallas paralajmëron Moskën

    November 15, 2026

    Plagët që nuk duken: 6 mekanizma mbrojtës që zhvillojnë fëmijët e prindërve emocionalisht të papjekur

    November 15, 2026

    Majko kërkoi largimin e socialistëve që shfaqen në videot intime, Rama i përgjigjet me fotot nudo të 2008-s

    November 15, 2026

    Philipp Plein, marka e preferuar e Stresit: Para se të bëhej modë, isha unë në lojë!

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.