Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Një e moshuar rreth 85- vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Devoll.
‘Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor’, thuhet në njoftimin e policisë.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.
85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
© SYRI.net