Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”.
Viktima, me inicialet D. D., banues në Paskuqan, është konstatuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup. Automjeti ku u gjet i përkiste vëllait të tij.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 39-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende për t’u përcaktuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
