Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, ka bërë të ditur se sot është nisur për në Hagë. Aktgjykimi në çështjen për administrim të drejtësisë pritet të shpallet pas dy ditësh, më 17 nëntor, në orën 10:00.
Para udhëtimit, Kilaj publikoi fotografi familjare dhe shkroi se pret drejtësi nga vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai u shpreh se, pavarësisht përfundimit të çështjes, do të jetë gjithmonë dhe përjetësisht me Çlirimtarët.
Të lidhura
None found
Në të njëjtin rast janë të akuzuar edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.








