Një hap i ri drejt së ardhmes së aviacionit. Kina ka realizuar me sukses fluturimin e parë me ekuipazh të avionit të saj plotësisht elektrik, CE-25A. Avioni, i zhvilluar nga kompania shtetërore COMAC në bashkëpunim me prodhuesin e baterive CATL, mund të transportojë deri në 19 pasagjerë dhe ka një autonomi fluturimi prej 400 kilometrash.
Testimi u be në qytetin Binzhou, ku në bordin e avionit ndodheshin dy pilotë dhe një inxhinier. Modeli arrin një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe funksionon tërësisht me energji elektrike nga bateritë e rikarikueshme, duke mos prodhuar emetime të drejtpërdrejta karboni gjatë fluturimit.
ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për industrinë kineze të aviacionit dhe për përpjekjet globale për të reduktuar ndotjen nga transporti ajror.
Avionic elektrik është projektuar kryesisht për udhëtime të shkurtra ndërmjet qyteteve, ndërsa aktualisht pritet të përfundojë procesin e certifikimit përpara se të nisë transportin e rregullt të pasagjerëve.
Megjithatë, sfida mbetet autonomia e baterive dhe mundësia e zgjerimit të distancave të fluturimit.

