Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hamasit, dyshohet se ishte një nga planifikuesit e sulmit të 7 tetorit Drejtësia jordaneze dënoi sot me vdekje tre persona të shpallur fajtorë për një sulm vdekjeprurës ndaj një kishe ortodokse në Karak, ku mbetën të vrarë 9 persona dhe të plagosur 25 të tjerë.
“Gjykata e Sigurisë Shtetërore lëshoi vendimin e saj këtë mëngjes, duke dënuar me vdekje tre burrat që kryen sulmin në zonën e Hammoud, në Karak, më 23 tetor”, tha ushtria jordaneze në një deklaratë.
Ata u shpallën fajtorë për “akte terroriste që shkaktojnë vdekje”, “posedim armësh dhe municionesh me qëllim kryerjen e sulmeve” dhe “komplot për të kryer akte terroriste dhe për të promovuar idetë e një organizate terroriste”, shtoi deklarata.
Sipas ushtrisë, të dënuarit mund ta apelojnë vendimin në gjykatën më të lartë.
9 persona u vranë dhe 25 u plagosën në këtë sulm të paprecedentë ndaj të krishterëve në Jordani, i cili u krye nga tre persona të armatosur në fshatin Hamoud.
Autorët sulmuan territorin e Kishës Ortodokse Greke të Shën Gjergjit dhe hapën zjarr ndaj besimtarëve që merrnin pjesë në një funeral, tha policia. Tre personat e armatosur u arrestuan më vonë në një shtëpi të braktisur në Karak.
Mbreti Abdullah II i Jordanisë e quajti sulmin një “sulm terrorist” dhe vizitoi të plagosurit, duke u zotuar t’i ndëshkojë autorët “shumë rëndë”.
Karaku, ku jetojnë rreth 375,000 banorë, është shtëpia e një komuniteti të madh të krishterë. Të krishterët përbëjnë rreth 3 përqind të 11 milionë banorëve të Jordanisë.
Top Channel