Shqipëria është favorite absolute për ta mbyllur grupin C1 në vendin e parë. Kjo pasi i mjafton vetëm 1 pikë ndaj Bjellorusisë në Hungari. Superkompjuteri i “OPTA”-s, që është edhe më i njohuri për statistikat, ka simuluar se si do përfundojë ky takim.

Shqipëria parashikohet si fituese në 50.3% të rasteve, kundrejt 22,8% që i përkasin Bjellorusisë. Barazimi ndërkohë ka 26,8% të simulimeve.

Screenshot 2026-11-15 135422

“Panorama Sport” mbajti simulimet një ditë para ndeshjes për t’i krahasuar. Dhe çfarë bie në sy është se Shqipëria shikohet sot edhe më favorite se dje, pavarësisht se u zbulua mungesa e rëndësishme e Ernest Muçit. Për këtë mund të shikohet edhe si ndryshim i çuditshëm.

Fitorja e Shqipërisë parashikohej dje në 40,6% të simulimeve. Në anën tjetër triumfit të Bjellorusisë i jepeshin 33,7%, ndërsa barazimit 25,7%.

Kujtojmë se Bjellorusia mban vendin e 94-të në renditjen e FIFA-s. Për këtë shfaqet edhe si kundërshtari i duhur për ta mbyllur me rezultat pozitiv në Ligën C.

Screenshot 2026-11-15 134527

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb