Një grup i dyshuar për trafikim të kokainës u godit në Prishtinë. Gjatë operacionit ë koduar Heshtja u arrestuan 6 persona ndërsa u procedua penalisht një tjetër. Po ashtu u sekuestruan drogë e pasuri në vlerë rreth 301 mijë euro. Sipas Policisë, operacioni erdhi si rrjedhojë e një hetimi të gjatë ku u përdorën dhe metoda speciale me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.