Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.
Sipas njoftimit të policisë, e moshuara, e identifikuar me inicialet F. M., ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm. Paraprakisht dyshohet se ajo është mbytur në lumë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia bëri me dije gjithashtu se 85-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë. 85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.












