Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026

15 Nëntor 2026 | 16:02

Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi.

Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin kërkimor “Harmonia e Kozmosit: Arkitektura Hapësinore dhe Mekanika Orbitale e Sistemit tonë Diellor”.

Përmes një postimi, nxënësi ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke falënderuar mbikëqyrësen e projektit, Denada Canaj, si dhe akademikët Mimoza Hafizi dhe Elisabeta Peti për mbështetjen dhe orientimin shkencor. Mirënjohje ka shprehur edhe për mësuesen e matematikës, Flutura Hoxholli.

Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik është shpallur më herët fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të SHBA-së.

Medalja e 12-të konfirmon një tjetër arritje në rrugëtimin e tij në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake viktima, banues në Paskuqan, nuk ka pasur...
15:10 | 15/11/2026

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, në fshatin Kameras,...
14:35 | 15/11/2026

Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej...
13:28 | 15/11/2026