Katër automjete përplasen në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2026, 16:05

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete.

Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën ndërsa një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e personave të përfshirë në aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit