E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mijëra pasagjerë të bllokuar në aeroporte, vijojnë anulimet e fluturimeve në SHBA

Vijojnë edhe sot ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një defekti në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar brenda dy ditësh, ndërsa mijëra pasagjerë vijojnë të mbeten të bllokuar në aeroporte. Të paktën 910 fluturime janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Ndalimi i fluturimeve u vendos të premten në orën 15:54 sipas orës lokale dhe u hoq pas më shumë se katër orësh.

Gjatë kësaj kohe, avionët që ndodheshin në ajër vijuan fluturimet dhe u ulën në mënyrë të sigurt, ndërsa të gjitha nisjet e tjera u pezulluan.

Sekretari amerikan i Transportit deklaroi se shkak i problemit ishte një router,i cili gjatë punimeve për modernizimin e rrjetit mbingarkoi sistemin e komunikimit të kontrollit ajror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.