Nga Boldnews.al
Ata janë të dy ministra. I pari një karrierist politik shkallë-shkallë, që me zvarritje të vazhdueshme u ngjit e u ngjit për të kapur një majë që nuk dëshiron ta lëshojë, edhe nëse do i duhet të lëndojë thellë mikun, ndërsa i dyti erdhi aq shpejt në politikë sa edhe vetë raketa…
Ministria e Drejtësisë drejtohet nga Toni Gogu. Imazhi i tij që ngjalli interes ishte pikërisht çasti solemn për çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në altatrin e martesës. Në rolin e pastorit ai i celebroi dhe bekoi. Më pas iu ngjit Veliajt në bashki, madje në marrjen e detyrës ishte pranë me Ramën. Kohët shkojnë dhe Veliajt i ra shkëlqimi dhe ndikimi, zyrtarisht në paraditen e vonë të 10 shkurtit 2025 kur u arrestua për 9 akuza në të paktën 13 episode.
Po ashtu edhe Gogu duhet të ishte një emër i harruar, pasi në zgjedhjet e vitit të kaluar ai as që iu afrua mundësisë që të futej në parlament si deputet nga listat e hapura. Megjithatë, një zë i brendshëm duket se e thirri Ramën që fillimisht t’i besonte Gogut postin e Ministrit të Shtetit dhe më pas atë të drejtësisë. Maja e karrierës së pastorit ku nuk ka ndërmend të zbresë, sidomos në këtë kohë që është bërë “thoi i Ramës” për të shtrënguar fytin e Lalit…
Një tjetër ministër që jo vetëm në kohën e lirë por shumë kohë i kushtonte rolit të pastorit, po bën hajër në qeverisejn e Ramës. Për nga tradita e besimit nga zona ku vjen mund ta lidhte një “hoxhë” “dervish” apo “sheh”, mirëpo ky kapërcim shpirtëror ka spjegim gati shkencor teksa sheh karrierën në ngjitje të një emri thellësisht anonim.
Edhe Nufi maiën ka kapur, duke u kthyer në një dorë firmëtare aq shpejt sa edhe vetë “raketat supersonike”. Si ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi pritet të jetë shumë shpejt bujtës i shpeshtë i Prokurorisë Speciale në aferën e dyshuar në fushën e mbrojtjes në marrëveshjen me biznesmenin kontrovers Rony Yeffet.
Po përse Rama është kaq i fiksuar pas pastorëve? Pa një ideologji strikte, për ta fjalët, takimet, forma dhe dukja pa shumë thelb i cilësojnë si vlerat që përçon “besimi personal”. Janë oportunistë të theksuar dhe të suksesshëm në manipoliun e atyre që kanë mangësi në formim. Manaxhojnë vlera të konsiderueshme monetare dhe shpesh polikën e shohin si oazin e preferuar për të deformuar dhe diktuar turmat, veçanërisht militantët.
Arsye mëse të mjaftueshme që kryeministri të emërojë këta dy pastorë në qeverinë e tij, duke u besuar ministri të rëndësishme. Përveç “profesionit” që i ndihmon në aftësinë e manipulimit, të dy shprehin një mirënjohje të thellë për eprorin të cilën e shohin si “perëndinë e të mirave materiale”.













