Pavarësisht se përballja me Bjellorusinë do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të masave ndëshkuese të UEFA-s dhe FIFA-s, kombëtarja shqiptare do të ketë pranë vetes një grup të vogël mbështetësish.
Në stadiumin ku do të luhet takimi në Budapest pritet të jenë rreth 100 shqiptarë, pjesë e delegacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, gazetarë dhe persona të tjerë që kanë udhëtuar për të ndjekur nga afër përfaqësuesen.
Ndërkohë, pranë skuadrës do të jenë edhe Ramadanit dhe Muçi, të cilët do të qëndrojnë në krah të grupit kuqezi në këtë sfidë. Theksojmë se kombëtarja do veshë fanellën e bardhë.
Ndeshja vlen për Nations League.
