SpaceX arrin një moment historik! Anija kozmike Starship kthehet me sukses në Tokë
SpaceX ka shënuar një sukses historik, kur anija kozmike Starship u kthye me sukses në Tokë dhe u kap në ajër nga krahët e mëdhenj mekanikë në bazën Starbase në Boca Chica, Texas. Ky ishte kapja e parë e një Starship-i që kthehet nga hapësira.
Anija, e cila nisi udhëtimin e saj rreth 22 orë më parë, u ul vertikalisht dhe u kap me sukses nga kulla mekanike. Ngjarja shënon një hap të rëndësishëm drejt ripërdorimit të plotë të sistemit Starship, i destinuar për misione drejt Hënës dhe Marsit.
Megjithatë, misioni nuk arriti objektivin e dyfishtë. Pasi në fazën e parë shpërtheu pak pas nisjes së premtes nga Texas dhe mbetjet e tij mbetën në Gjirin e Meksikës.
Sipas SpaceX, suksesi dëshmon aftësinë e plotë për ripërdorim të Starship-it. Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë, me lartësi 124 metra, u nis të premten pasdite nga baza e SpaceX pranë kufirit SHBA-Meksikë.
Ajo u nda me sukses nga booster-i, arriti në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të avancuar Starlink.
SpaceX raportoi se të gjitha sistemet e anijes, përfshirë mburojën termike, funksionuan mirë.
Sa i përket booster-it, motorët e tij ndaluan së djeguri shumë herët gjatë kthimit, duke bërë që sistemi i drejtimit të nisë procedurën e shkatërrimit të kontrolluar në det. Shkaku është ende në hetim.




