Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 18:00 në Budapest të Hungarisë ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë vijnë si të parët e grupit me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë që është përfaqësuesja e vetme që kërcënon kuqezinjtë për kreun. Për këtë arsye, të besuarve të Maran u mjafton qoftë edhe 1 barazim për të përmbushur objektivin.
Për këtë duel Shqipëria do të ketë mungesën e Ernest Muçit, futbollistit i cili realizoi një supergol kundër Finlandës. Për shkak dëmtimi që ai mori në këtë përballje nuk do të jetë i disponueshëm.
Në formacionin zyrtar është konfirmuar se vendin e Muçit do ta marrë Arbër Hoxha, ndërsa si në përballjet e fundit kuqezinjtë do të luajnë me skemën 3-4-2-1. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje Berat Gjimshit, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj. Në mesfushë nga krahët Elseid Hysaj dhe Stavro Pilo, ndërsa në qendër Asllani do të mbështet nga Julian Shehu, i cili ka marrë vendin e Ramadanit që mungon për shkak kartonësh. Në pjesën e përparme Hoxha dhe Qazim Laçi do të mbështesin Rey Manajn.
Formacioni zyrtar i ndeshjes

Nëse Kombëtarja do t’ia arrijë të ruajë vendin e parë në grupin C1 të Ligës C në Ligën e Kombeve do të marrë në total 3 milionë euro, që shkojnë si shpërblim nga UEFA për federatën.
Pjesmarrja në Ligën C është 1.25 milionë euro, ndërsa 250 mijë euro jepen si shpërblim nëse ruajmë vendin e parë. Vendi i parë do të thotë automatikisht ngjitje në Ligën B, që sipas UEFA-s shpërblehet me 1.5 milionë euro si pjesmarrje. Në total kjo shifër shkon në 3 milionë euro.
.jpeg)
Historia e përballjeve, FIFA, por edhe koeficientët referojnë se kuqezinjtë janë sot favoritë në përballjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë.
Kombëtarja e nis këtë përballje si vend i parë me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia, ndërsa i mjafton edhe 1 barazim për të mbrojtur pozicionin. Megjithatë, si të mos mjaftonte fakti se humbja e vetme e Bjellorusisë në Ligën e Kombeve është kundër Shqipërisë, ka edhe disa detaje të tjera që i bëjnë kuqezinjtë favoritë.
Në të kaluarën dhe Bjellorusia dhe Shqipëria janë përballur 8 herë. 2 janë fitore të rivalëve, 2 ndeshje kanë përfunduar barazim, ndërsa 4 janë suksese të Kombëtares. Kuqezinjtë kanë edhe renditje më të mirë aktuale në FIFA. Në përditësimin e fundit të bërë në muajin tetor Shqipëria renditet e 66, ndërsa Bjellorusia e 94. 28 vende poshtë kuqezinjve.
Sakaq për duelin që nis në orën 18:00 fitorja e Bjellorusisë kuotohet me 4.2, ndërsa suksesi i Shqipërisë 1.95. Barazimi ka koeficientin 3.2.
Për të gjykuar duelin UEFA ka zgjedhur arbitra nga Kroacia me kryesor Igor Pajac.

Ylli i kombëtares Ernest Muçi do të mungojë sot në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në Hungari kundër Bjellorusisë. Stafi mjekësor i kuqezinjve nuk ka dhënë konfirmimin që 25-vjeçari të zbresë në fushë pas dëmtimit që mori kundër Finlandës.
Fantazisti i Kombëtares, i cili realizoi një supergol kundër Finlandës, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë që dorëzohet në UEFA. Bashkë me Muçin, për arsye taktike, trajneri ka vendosur të lërë jashtë Klevi Qefaliajn, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak kartonësh.
Samuele Sina ndërkohë është bashkuar me ekipin U-21.











Komente
Komento