INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Zbulohet çfarë e detyroi Beharen të largohej nga BBVK 5

Zbulohet çfarë e detyroi Beharen të largohej nga BBVK 5

Publikuar më: 12:51 14-11-2026

Arsyeja e largimit të Behares nga “Big Brother VIP Kosova 5” është bërë më në fund publike gjatë spektaklit të kësaj mbrëmjeje.

Përmes një materiali të transmetuar në Prime, publiku pa disa momente të regjistruara para se ajo të linte shtëpinë, ku Beharja fliste e prekur për fëmijët e saj dhe një situatë që kishte marrë vesh lidhur me ta.

Gjatë bisedës, ajo u shpreh se fëmijët janë pika e saj më e ndjeshme dhe se asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se ata. Madje, duke mos dashur të hynte në hollësi për çështjen familjare, Beharja tha: “Kisha pasur qejf me kaq me përfundu”.

Më pas, moderatori Alaudin Hamiti sqaroi se njëri prej fëmijëve të saj kishte qenë viktimë e bullizimit në shkollë, për shkak të pjesëmarrjes së nënës në formatin televiziv.

Ai bëri të ditur gjithashtu se produksioni kishte pranuar një raport mjekësor nga Zvicra, që lidhej me rrethanat e kësaj situate.

Kështu, gjatë Prime-it u hodh dritë mbi arsyen që qëndronte pas largimit të papritur të Behares, një vendim që, siç u kuptua nga sqarimet e dhëna, kishte në qendër familjen dhe mirëqenien e fëmijëve të saj.

Kujtojmë se largimi i saj kishte shkaktuar shumë diskutime dhe aludime në rrjet, pasi deri më tani nuk ishte bërë publik një shpjegim i qartë për këtë vendim.