Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e fundit në grup në Ligën C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë dhe ndeshja do të luhet në fushë neutrale, ku është zgjedhur stadiumi “Illovszky Rudolf” në Budapest, në Hungari.
Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia ndjek e dyta me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton barazimi për të siguruar vendin e parë në grup, që do të thotë që edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën B dhe do po ashtu do të kenë një shans për t’u kualifikuar në Euro 2028, përveç kualifikueseve që nisin sezonin e ardhshëm.
Shqipëria vjen me dy mungesa të rëndësishme për këtë takim, siç është Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi. I pari për shkak kartonash, i dyti për shkak dëmtimi.
Rolando Maran ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Shehu, Pilo; Hoxha, Manaj, Laçi.








