Pas largimit të Mauricio Pochettinos, trajneri i madh refuzon SHBA-në - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Pas largimit të Mauricio Pochettinos, trajneri i madh refuzon SHBA-në

    Insajderi
    15 November 2026 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pep Guardiola pritet të refuzojë ofertën e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u emëruar përzgjedhës i ri i përfaqësueses, pas largimit të Mauricio Pochettinos.

    Sipas gazetës britanike The Telegraph, trajneri spanjoll nuk e ka në plan rikthimin e menjëhershëm në futboll, pasi synon të marrë një pushim njëvjeçar pas përfundimit të aventurës së tij te Manchester City.

    Federata Amerikane e Futbollit pritet ta kontaktojë Guardiolën në kuadër të kërkimit të pasuesit të Pochettinos, i cili është në rrugë për t’u bërë trajner i Manchester Unitedit, pasi të përfundojë angazhimet e tij me përfaqësuesen amerikane.

    Megjithatë, 55-vjeçari duket se nuk është i gatshëm ta ndërpresë pushimin e planifikuar për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje.

    Guardiola më parë kishte refuzuar edhe mundësinë për të drejtuar Kombëtaren e Italisë, ndërsa interesim për të kishte shfaqur edhe Anglia, para se të emëronte Thomas Tuchelin në vitin 2024.

    Kështu, Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen të shqyrtojnë alternativa të tjera për të gjetur pasuesin e Pochettinos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark