Kombëtarja shqiptare përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen pas pak me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku do të vendoset skuadra që siguron vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B.
Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kombëtares shqiptare i mjafton një barazim për të ruajtur kreun e renditjes dhe për të siguruar promovimin në Ligën B.
Në prag të kësaj përballjeje vendimtare janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran ka vendosur për 11 lojtarët që do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Hungari, pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të vendosur nga UEFA ndaj Bjellorusisë.

