Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve me shanse shumë të mëdha që në fund të kurorëzohet fituese e grupit.
Si fitorja, ashtu edhe barazimi ndaj Bjellorusisë, do të siguronin këtë pozicion që sjell bonuse të rëndësishme sa i përket Europianit 2028, pa harruar edhe ngjitjen një ligë më lart në edicionin e ardhshëm.
Por përtej kësaj, ka edhe fitime të rëndësishme financiare për FSHF-në, si shpërblim për fitoren e ligës përkatëse.
Çdo ekip në Ligën C merr një shifër bazë prej 1,2 milionë eurosh për shpenzime administrative gjatë edicionit. Por për fituesin e grupit, ka një tjetër bonus shumë të rëndësishëm financiar.
Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, fituesi i grupit merr edhe një shumë të barazvlefshme me atë që i është dhënë çdo skuadre në këtë ligë për gjithë edicionin, që do të thotë një bonus prej 1,2 milionë eurosh.
Kjo është një shifër relativisht e lartë që padyshim do të shërbejë si incentiv shtesë për të marrë maksimumin nga dueli në fjalë që të ruhet kreu i grupit.
© SYRI.net
FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Wenger tërhiqet nga gara për president të FIFA-s, Infantino drejt mandatit të katërtBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: