Edhe pse jemi në mesin e nëntorit, në Vlorë ka ende pushues që shijojnë detin dhe plazhin. Temperaturat e ngrohta dhe moti me diell kanë nxjerrë qytetarë e turistë në bregdet, ndërsa disa prej tyre nuk kanë ngurruar të futen edhe në ujë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Vlora, ku shihen njerëz duke shëtitur buzë detit dhe turistë që lahen.

“Ndërkohë, në Vlorë, vijon plazhi”, shkruan Rama krahas videos.

Me natyrën, vijën e gjatë bregdetare dhe strukturat akomoduese, Vlora mbetet një destinacion tërheqës edhe pas verës. Temperaturat e ngrohta dhe ditët me diell po u japin mundësi pushuesve të shijojnë plazhin edhe në mes të nëntorit.