SYRI TV/ Prodhim i mbarë ulliri, por fermerët në vështirësi, përballen me çmime të ulëta dhe mungesë tregu

17:59, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prodhimi i ullirit këtë vit në zonën e Roskovecit paraqitet i mbarë, por fermerët po përballen me vështirësi në tregtimin e vajit të ullirit. Rënia e ndjeshme e çmimit, kostot e larta të prodhimit dhe mungesa e një tregu të qëndrueshëm po i çojnë drejt humbjeve ekonomike. Përballë kësaj situate, fermerët kërkojnë mbështetjen e shtetit përmes subvencioneve, krijimin e pikave të grumbullimit dhe garantimin e mundësive për shitjen e prodhimit.

SYRI TV

Prodhimi i ullirit këtë vit në zonën e Roskovecit paraqitet i mbarë. Megjithatë, fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit po përballen me problem si mungesa e tregut dhe rënia e ndjeshme e çmimit. Çmimi i vajit të ullirit është ulur dhe sipas fermerëve kjo po i çon drejt humbjeve, pasi kostot e mirëmbajtjes së ullishteve, punimeve dhe përpunimit janë të larta. Fermerët gjithashtu ankohen se mungesa e një tregu të qëndrueshëm po i penalizon ekonomikisht. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit përmes subvencionimeve si dhe krijimin e mundësive për shitjen e prodhimit.

Një tjetër kërkesë e fermerëve është ngritja e pikave të grumbullimit të vajit të ullirit, të cilat do të ndihmonin në sistemimin e tregut dhe shmangien e shitjes me çmime të ulëta.

Pavarësisht një sezoni të mbarë në prodhim, fermerët e Roskovecit thonë se pa mbështetje, pa pika grumbullimi dhe pa një treg të garantuar, puna në ullishte po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco