SYRI TV/ Recital muzikor në Lezhë, Nikolas Gjoni, 17-vjeçari që po spikat në muzikën klasike

17:57, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një mbrëmje kushtuar muzikës klasike dhe krijimtarisë së re është zhvilluar në Lezhë. Në skenën e Pallatit të Kulturës, 17-vjeçari Nikolas Gjoni interpretoi vepra të kompozitorëve të njohur, por solli për publikun edhe kompozimet e tij origjinale, duke dëshmuar talentin dhe pasionin për muzikën.

SYRI TV

Firzamonika dhe tingujt e orkestrës u bashkuan në një mbrëmje muzikore që solli në Lezhë vepra të njohura të muzikës klasike dhe krijimtari të re. Në skenën e pallatit të kulturës, instrumentisti 17-vjeçar Nikolas Gjoni prezantoi një program ku krahas kompozitorëve të mëdhenj, publiku pati mundësi të dëgjojë për herë të parë edhe disa prej krijimeve të tij artistike.

Koncerte të tilla janë kthyer në një traditë për Lezhën dhe janë një mundësi për të promovuar të rinjtë që po i afrohen muzikës klasike. Kompozitori Zef Çoba dhe dirigjenti Harlen Nikolli vlerësuan punën e Nikolas Gjonit, veçanërisht kompozimet e tij, të cilat u prezantuan në këtë recital.

Në moshën 17-vjeçare, Nikolas Gjoni ka ende shumë për të zbuluar dhe për të sjellë në muzikë. Kjo mbrëmje në Lezhë tregoi se krahas talentit për interpretim, ai ka nisur të ndërtojë edhe zërin e tij si krijues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco