Aksident mes tre automjeteve në Prishtinë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 14:00, në kilometrin e 40-të të autostradës, në zonën e Duhlës së Suharekës.
Sipas Hoxhës, ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje, ndërsa Njësia për Kontrollin e Autostradave është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet që çuan në aksident.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të të lënduarve, zëdhënësi i Policisë tha se për shkallën e lëndimeve duhet të kontaktohen shërbimet shëndetësore.
Në reagimin e tij, Hoxha u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e qarkullimit.
Ai paralajmëroi gjithashtu se Policia e Kosovës do të vijojë kontrollet në terren dhe do të marrë masa ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë
Katër vjet nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës
Radoiçiç është larguar drejt Rusisë?
- 18:06 Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
- 17:53 Megaspeed: Alice Huang u largua nga kompania Nvidia në vitin 2025
- 17:42 Numër rekord mbërritjesh në një ditë, 1,488 persona mbërrijnë në Ishujt Kanarie të Spanjës
- 17:26 Kryeministri Michal: Prodhuesi estonez i dronëve në shënjestër të një përpjekjeje sabotimi
- 17:25 Voyager 1 arrin një moment historik në hapësirë, bëhet objekti i parë njerëzor një ditë drite larg Tokës
- 17:22 Ebola në Kongo, rreth 3 mijë persona shërohen nga virusi, mbi 5,400 viktima nga shpërthimi