Aktualitet

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet kandidat fitues”, Majko paralajmëron në Asamble, i përgjigjet Rama: Skepticizmi i Pandit më ka motivuar

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës.

Një burim nga asambleja i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme.

Majko citohet të ketë deklaruar se:

“Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale.

Ish-kryeministri socialist ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën adresuar Ramës dhe Asamblesë.

“Kush nga anëtarët e familjes tonë kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar dhe diskredituese duhet të largohet menjëherë për të mos i dhënë kosto Partisë Socialiste”, ka deklaruar Majko.

“E them këtë pasi është bërë publike ekzistenca në duart e SPAK-ut e 1000 orë filmime, të cilat mund të jenë kompromentuese për persona të caktuar brenda partisë tonë”, citohet të jetë shprehur Majko gjatë mbledhjes së Asamblesë një ditë më parë.

Majko ka ngritur edhe një tjetër shqetësim të lidhur me Bashkinë e Tiranës.

“Në kushtet që jemi rrezikojmë ta humbim Bashkinë e Tiranës. Duhet të gjejmë një kandidat me potencial dhe fitues”, është shprehur Majko.

Më pas e ka marrë fjalën kryeministri Rama, i cili i është përgjigjur.

“Skepticizmi i përhershëm i Majkos më ka motivuar mua të bëj zgjedhjet e duhura dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë me Tiranën”.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.