E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Premton rikthimin e Milanit në majë, Cardinale: Jam Berlusconi 2.0, nuk do ta shes kurrë këtë skuadër

Gerry Cardinale nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i Milanit. Përkundrazi, pronari i kuqezinjve ka rikonfirmuar ambiciet e tij për të rikthyer klubin në majat e futbollit europian, duke deklaruar se nuk do ta shesë kurrë skuadrën italiane.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, numri një i fondit RedBird ka folur për projektin e tij afatgjatë dhe ka shpjeguar edhe një herë krahasimin e famshëm me Silvio Berlusconin.

“Kur bleva klubin, katër vite më parë, përdora shprehjen ‘Berlusconi 2.0’, por askush nuk e kuptoi se çfarë doja të thosha. Ndoshta tani kanë filluar ta kuptojnë”, është shprehur Cardinale.

Ai ka sqaruar se nuk kishte për qëllim të krahasonte personalitetin e tij me ish-presidentin legjendar të Milanit, por vizionin për të transformuar klubin dhe për ta çuar atë në një epokë të re.

Reklamë

Një nga pikat kryesore të projektit është krijimi i kompanisë së re Milan Sports & Entertainment, e cila do të bashkojë investimet aktuale dhe ato të ardhshme në sport, infrastrukturë dhe argëtim. Synimi është rritja e të ardhurave dhe fuqisë financiare të klubit, për të konkurruar me gjigantët europianë në merkaton e transferimeve.

Cardinale ka përmendur gjithashtu projektin e stadiumit të ri, bashkëpunimin me Interin, arenën e planifikuar në San Donato dhe mundësitë që lidhen me NBA Europe.

Sa i përket objektivave sportive, mesazhi i tij është i qartë: rikthimi në Champions League dhe fitimi i titujve kampionë në mënyrë të vazhdueshme.

“Nuk do ta shes kurrë Milanin. Kurrë! Ky është një projekt për ta rikthyer klubin te fitoret. Nuk jam i gatshëm të pranoj që kjo të kërkojë shumë kohë. Dua ta arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar pronari i kuqezinjve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.