Bjellorusia 0-0 Shqipëria
Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest.
Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim.
Kuqezinjtë vuajnë mungesën e sulmuesit Ernest Muçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac.
FORMACIONET ZYRTARE
Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.
Minutë pas minute:
16- Asllani provon nga distanca. Kuqezinjtë mbeten “kërcënues”.
11- Shtyllë e Bjellorusisë, jemi me fat.
2- Qazim Laçi nuk realizon nga fare pranë. Mundësi ideale.
1- Nis ndeshja.
