Irani nisi një sulm me dronë kundër një baze ushtarake amerikane në Bahrein sot, përpjekja e tij e dytë për të synuar vendin brenda tre ditësh.
Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), objektiv i sulmit ishte instalimi i radarëve të mbrojtjes ajrore amerikane në bazën ajrore Al-Riffa. Në operacion u përdorën gjashtë dronë.
Nga ana tjetër, Ushtria e Bahreinit deklaroi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore i interceptuan dhe shkatërruan dronët iranianë përpara se ata të arrinin objektivat. Ndërkohë, Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të drejtoheshin drejt vendeve më të afërta të sigurta, pasi në vend u aktivizuan sirenat e alarmit.
Ministria e Jashtme e Bahreinit dënoi sulmet, duke e bërë Iranin përgjegjës për pasojat e tyre.
"Mbretëria e Bahreinit dënon sulmet e vazhdueshme brutale iraniane në territorin e saj dhe bën Iranin plotësisht përgjegjës për pasojat e tyre", thuhet në njoftim.
Përshkallëzimi i tensioneve lidhet me përplasjen mes Uashingtonit dhe Teheranit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një korridor strategjik nëpër të cilin zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.
Irani pretendon se ka të drejtën e kontrollit mbi këtë ngushticë dhe ka paralajmëruar se çdo veprim amerikan do të përballet me kundërpërgjigje më të ashpër.

Dy anije cisternash nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pasi kanë goditur mina detare.
Garda Revolucionare Iraniane (IRG) e konfirmoi këtë në një deklaratë të lëshuar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
"Dy anije cisternash nafte që po kalonin zonën e kufizuar jugore të Ngushticës së Hormuzit u goditën nga një shpërthim i madh pasi kanë goditur mina detare", thanë ata.
Sipas ISNA-s, njëra nga dy anijet është një supercisternë.






Komente
Komento