Shkodra prej dy vitesh pa tren, nostalgjikët kujtojnë udhëtimet në hekurudhë
Për shkodranët, treni nuk është thjesht nostalgji për një transport të dikurshëm, por një nevojë që kërkon zgjidhje. Ata kujtojnë kohën kur udhëtimet me tren ishin pjesë e përditshmërisë dhe ky transport përdorej gjerësisht, duke e konsideruar hekurudhën një shërbim të domosdoshëm për qytetin.
“Ne e kena pasur gjithmonë, dy herë në ditë, po tash s’kena mundësi. Kush s’ka mundësi rri në shtëpi e s’kry asnjë lloj pune. Kemi udhëtuar me tren më përpara. Edhe në kohë të Enver Hoxhës dy herë në ditë ka ardhë treni. Me tren kena shkuar para disa vitesh, tash ka nja dy tre vjet që këtu s’e ekziston”, thotë një banor.
Qytetarët kërkojnë që projekti për ndërtimin e hekurudhës së re të marrë jetë dhe punimet të nisin sa më parë, në mënyrë që Shkodra të mos mbetet më e shkëputur nga transporti hekurudhor.
Ndërkohë, linja vijon të jetë jashtë funksionit prej dy vitesh, ndërsa shinat janë dëmtuar, duke e bërë edhe më të domosdoshme ndërhyrjen për rehabilitimin e saj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



