Shqipëria ka kaluar në avantazh në përballjen ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në Budapest.
Golin e avantazhit për kuqezinjtë e ka realizuar Rey Manaj, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me të majtën nga qendra e zonës së rreptësisë.













