Fadil Vokrri apo Vedat Muriqi? Lindrit Kamberi zgjedh pesë lojtarët më të mirë në historinë e Kosovës

Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi e ka zgjedhur legjendën Fadil Vokrri si lojtarin më të mirë në historinë e Kosovës, para Vedat Muriqit.
Dardani më i ri debutoi me fanellën e Kosovës të shtunën, duke zhvilluar të gjithë ndeshjen në barazimin 0-0 ndaj Izraelit.
Kamberi dha një paraqitje pozitive, për ta ndihmuar ta mbajtur portën e paprekur pavarësisht që ishim me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të.
Ndërkohë, gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një video të Kamberit, të realizuar më herët në ambientet e Zurichut, ku futbollisti kosovar ishte pyetur për pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës.

Kamberi në vendin e parë ka renditur legjendën Fadil Vokrri, ndërsa në pozitën e dytë e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi. Pozitën e tretë e zë ish-kapiteni Amir Rrahmani.
Edon Zhegrova është renditur i katërti nga Kamberi, ndërsa listën e tij e plotëson bashkëlojtari te Zurichu, Bledian Krasniqi, i cili ka regjistruar një paraqitje me fanellën e Kosovës (ndeshje miqësore).
Ndërkohë, Kamberi pritet të jetë titullar edhe ndaj Irlandës këtë të martë në Dublin./Telegrafi/










































