Tensionet mes Norës dhe Likit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po vazhdojnë, ndërsa këtë herë përplasja mes tyre ka eskaluar në një debat me tone të larta.

Gjatë diskutimit, nuk kanë munguar akuzat dhe fjalët e rënda. Nora i është drejtuar Likit duke i kërkuar të mos e përdorë më dhe të qëndrojë larg saj.


“Mos më përdor më. 45 vjet i ki, bëhu më normal. A po më largohesh? Je përndjekëse”, i ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, Liki i është kundërpërgjigjur, duke mohuar se ka përdorur fjalën “bullizuese” për Norën dhe duke e pyetur se kush ia kishte thënë këtë.

“Ti nuk mundesh me thënë që kam thënë për ty bullizuese, kush të ka thënë ty?”, është shprehur ai.

Përplasja e fundit vjen në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme mes dy banorëve, të cilët kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/