Vllazninë e pret një periudhë e ngarkuar në Superiore. Kalendari parashikon 7 ndeshje, duke filluar me Partizanin në “Air Albania” dhe duke përfunduar me Vorën në “Loro Boriçi”.
Në këto takime janë në lojë 21 pikë. Skuadra e Csaba Laszlos duhet të synojë maksimumin për të shpresuar të paktën te qëndrimi. Luhatjet e deritanishme të shkodranëve bëjnë që çdo hap tjetër i gabuar t’ua vështirësojë ndjeshëm arritjen e këtij objektivi parësor.
Të lidhura
None found
Mes kundërshtarëve janë edhe rivalë të drejtpërdrejtë, si Partizani, Vora dhe Laçi. Përballë konkurrencës së fortë në garën për sigurinë, Vllaznia ka nisur përgatitjet me synimin që puna të kthehet në rezultatet e nevojshme.







