Dita e 169-të e protestës, qytetarja kërkon largimin e Ramës: Përpiqet të na përçajë, por ka krizë brenda PS

Prej 169 ditësh vijon protesta kundër qeverisë. Qytetarët e mbledhur kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë aktuale, zgjedhje të lira dhe ndryshimin e sistemit politik.

Në një prononcim për News24, një protestuese tha se shteti, sipas saj, nuk u përgjigjet qytetarëve dhe nuk punon për ta, por bashkëpunon me mafian dhe krimin. Ajo akuzoi drejtuesit e vendit se e trajtojnë Shqipërinë si pronën e tyre dhe e cilësoi kohëzgjatjen dhe pjesëmarrjen masive në protesta si dëshmi të dështimit të qeverisë.

Të lidhura

None found

Duke folur për shenjat dalluese të protestës, qytetarja e përshkroi flamingon si simbol të kauzës së tyre, ndërsa tha se Narta ishte pika që derdhi kupën.

Protestuesja u shpreh se Rama nuk i dëgjon dhe nuk interesohet për kërkesat e tyre. Sipas saj, ai përdor lojëra politike për të përçarë njerëzit në shesh; po të tregonte seriozitet ndaj tyre, sheshi nuk do të vazhdonte të ishte plot. Ajo shtoi se kryeministri përballet me krizë edhe brenda PS dhe se protestuesit kanë demaskuar propagandën që ai ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.


Shtuar më 15.11.2026 19:15

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegram