57’ – Goooool, Shqipëria shënon dhe golin e dytë. Manaj shërben për Hysajn, me mbrojtësin kuqezi që godet brenda zonës duke mposhtur portierin e bjellorusëve, 0-2.
53’ – Bjellorusët tentojnë të rrezikojnë portën kuqezi me një goditje dënimi, por gjuajtja e Shumanskit ka përfunduar shumë larg kuadratit.
Nis pjesa e dytë…
Është mbyllur pjesa e parë në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion” , Shqipëria në avantazh 1-0 përballë Bjellorusisë me golin e shënuar nga Manaj.
Jepet një minutë shtesë
44’ – Një tjetër mundësi për kuqezinjtë, por goditja e Manajt është qëndrore. Ndërkohë, në tentativën e dytë, Hoxha ka goditur në mënyrë të gabuar.
41’ – Shumanski ka lëshuar një goditje të rrezikshme në drejtim të portës së mbrojtur nga Berisha, por pa arritur të gjejë kuadratin.
35’ – Një gabim i kuqezinjve u ka dhënë mundësinë bjellorusëve të hedhin vështrimin dejt portës së mbrojtur nga Berisha, por goditja e Lukashov është e gabuar.
28’ – Një aksion i bukur i kuqezinjve, me veprime të zgjuara, i ka dhënë mundësinë sulmuesit Manaj të godasë saktë në portën e bjellorusëve duke zhbllokuar sfidën.
17’ – Asllani, pas topit të dhënë nga Pilo, ka tentuar portën e bjellorusëve me një goditje të zgjuar, por traversa i ka ardhur në ndihmë portierit Lapoukhov .
12’ – Bjellorusia i afrohet golit, një top i devijuar nga Selyava është ndalur në shtyllën e portës së mbrojtur nga Berisha.
2’ – Kuqezinjtë rrezikojnë menjëherë portën e bjellorusëve. Një goditje këndi e ekzekutuar nga Asllani nuk është kontrolluar si duhet nga portieri i kundërshtarëve dhe topi ka përfunduar në këmbët e Laçit, i cili në një pozicion të favorshëm nuk ka mundur të shënojë.
Ka nisur sfida mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.












