Magjia u kthye, Ravenna çmendet për Ronaldinho dhe ai përulet para tifozëve Shqipëria e mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë mposhtur Bjellorusinë, duke siguruar vendin e parë në grup dhe u ngjitur në Ligën B pas një fushate pozitive, ku regjistruan një humbje dhe pesë fitore.
Skuadra kuqezi arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një sukses të rëndësishëm, me dy gola të shënuar nga Rey Manaj dhe Elseid Hysaj, të cilët vulosën fitoren ndaj bjellorusëve.
Goli i parë erdhi në minutën e 28-të. Rey Manaj mori një top në kufijtë e zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Sulmuesi kuqezi ishte pranë golit edhe më herët, ndërsa Kristjan Asllani provoi me një goditje spektakolare nga distanca në minutën e 17-të, por topi u përplas në traversë.
Në pjesën e dytë, Bjellorusia u përpoq të reagojë, duke marrë më shumë kontrollin e lojës dhe duke kërkuar golin e barazimit. Megjithatë, Shqipëria arriti të godasë sërish në minutën e 57-të. Elseid Hysaj depërtoi nga krahu i djathtë dhe provoi me një goditje drejt portës, me topin që u devijua dhe përfundoi në rrjetë për golin e dytë të kuqezinjve.
Një moment i rëndësishëm i takimit ishte edhe minuta e 63-të, kur arbitri akordoi një penallti për Shqipërinë pas rrëzimit të Laçit në zonë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u anulua për pozicion jashtë loje gjatë aksionit.
Në minutat e mbetura, kuqezinjtë administruan avantazhin, ndërsa trajneri bëri edhe ndryshimet e fundit, me Uzunin dhe Hasën që zbritën në fushë në vend të Laçit dhe Hoxhës.
Përtej fitores dhe vendit të parë në grup, kjo ndeshje kishte një rëndësi të veçantë edhe për Rey Manajn. Sulmuesi realizoi golin e tij të 15-të me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke kaluar Alban Bushin në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.
Manaj ngjitet kështu në vendin e dytë të kësaj renditjeje, duke pasur tashmë vetëm një emër përpara: Erjon Bogdanin, i cili ka tre gola më shumë.
REZULTATI LIVE
Bjellorusi-Shqipëri 0-2
Manaj 28′, Hysaj 57′
MINUTË PAS MINUTE
90+3′ Mbyllet ndeshja, kuqezinjtë menaxhojnë si duhet dhe e mbyllin me 3 pikë dhe kreun e renditjes.
65’ Laçi merr një top të mirë dhe niset rrezikshëm drejt portës. Portieri kundërshtar del dhe e ndal me një dorë të zgjatur. Arbitri akordon penallti, por pas verifikimit në VAR anulohet gjithçka për pozicion jashtë loje.
57’ GOOOOL SHQIPËRIA!!! Hysaj gjen mundësinë për një goditje në hyrje të zonës dhe arrin të mposhtë portierin kundërshtar. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë në Hungari, kuqezinjtë drejt ngjitjes në Ligën B.
45′ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë dominojnë totalisht lojën, por nuk “vrasin” ndeshjen.
44’ Pilo pason për Hoxhën shumë pranë portës, por sulmuesi godet keq dhe humb shans të artë.
41′ Shumansky godet nga jashtë zonës, sfera kalon pranë kuadratit të Berishës.
28′ GOOOOL SHQIPËRIA!! Pas dy rasteve të arta, vjen avantazhi për kuqezinjtë, i zakonshmi Manaj ndëshkon bjellorusët. Rey bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares me 15 rrjeta, 3 më pak se Bogdani. (VIDEO)
18′ Rast tjetër i mirë për kuqezinjtë, Asllani gjen traversën nga distanca.
12’ Bjellorusët i afrohen golit, një goditje në afërsi të portës gjen devijimin e Berishës dhe përplaset në shtyllë.
3′ Rast i artë për tanët, gabimi i portierit gjatë një këndoreje çon topin te Laçi, i cili godet lehtë dhe ndalet mbi vijën fatale nga njëprej mbrojtësve.
1′ Nis sfida, kuqezinjtë kërkojnë triumfin.
FORMACIONET ZYRTARE
Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyavam, Ebong, Lukashov, Kontsevoy, Shumansky, Barkocskiy; Trajner: Viktor Gancharenko;
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hysaj, Laçi, Hoxha, Manaj; Trajner: Rolando Maran;
Top Channel